Eliza Dushku thyen heshtjen, flet për ngacmimn seksual nga i cili përfitoi 9.5 milionë dollarë

Showbiz

dushkueliz74854.jpg

Eliza Dushku sot theu heshtjen për 9.5 milionë dollarë që fitoi nga rrjeti televiziv CBS. Ajo u ankua për ngacmim seksual në sheshxhirimin e filmit “Bull”. “Unë mora përsipër të punoja në CBS, dhe për faktin që kundërshtova të ngacmohesha, u pushova” –shprehet ajo.

“Nuk dua të dëgjoj komente të tipit që unë nuk jam një njeri me humor dhe nuk di të mbaj shaka. Unë nuk reagova më shumë seç duhej, mora përsipër një rol dhe për faktin që nuk doja të ngacmohesha seksualisht dhe të bëhesha pjesë e lojës, u pushova”

Dushku gjithashtu shtoi se Michael Weatherly gjatë gjithë kohës është sjellë në mënyrë të papaërshtatshme. Për javë të tëra ai është rregjistruar duke bërë komente seksuale.
Komentet “për një treshe me të” bënë që aktorja të hiqte dorë nga projekti dhe t’i shkonte kësaj gjëje deri në fund, edhe pse shpesh herë e kishte paralajmëruar Weatherly-n për shqetësimin që i shkaktonte gjuha që përdorte në sheshxhirim.