Një bebe është duke ardhur! Aktorja me origjinë shqiptare ka konfirmuar lajmin e bukur për ‘Us Weekly’ gjatë një premierës së një dokumentari në New York. “Jemi shumë të emocionuar. Ne u martuam në gusht dhe ky vit do të jetë shumë special për ne”,-u shpreh ajo. 38-vjeçarja celebroi dashurinë me Peter, CEO i ‘Intercontinental Real Estate Corporation’ në 18 gusht të 2018-ës, ndërsa 1 vit më parë ata pranuan publikisht fejesën.
Së fundmi Eliza është duke u marrë edhe me studimet për një degë që quhet ‘holistic healing’ dhe ka në qendër shërimin e personave që kanë pasur probleme me trauma të ndryshme dhe varësinë ndaj substancave me metoda moderne.“Jam e sapomartuar dhe jam shumë e entuziazmuar për këtë kapitull të ri në jetën time. Kam aktruar që 9 vjeç dhe jam duke u përpjekur të gjej gjëra të tjera të cilat më pëlqejnë dhe po merrem me to. Ka qenë një vit i mrekullueshëm”,-u shpreh ajo. Nëntorin që kaloi, Eliza ka festuar 10 vjetorin e ditës që hoqi dorë nga varësia nga substancat e dëmshme.