Eliza Dushku pranon se ka rënë pre e abuzimeve seksuale në Hollywood; Reagon mamaja e saj: «Kishim frikë»

Showbiz

elizaduksy

Prej disa muajsh bota e magjishme e Hollywoodit, industrisë më fitimprurëse të prodhimit të filmave, po përballet me akuza të njëpasnjëshme të ngacmimeve seksuale, madje edhe histori përdhunimesh. Skandali i producentit Harvey Weinstein që kërkonte favore seksuale në këmbim të një roli në filmat e tij do të pasohej nga akuzat ndaj aktorit Kevin Spacey etj. Por, jo më pak se disa ditë më parë, aktorja e njohur me origjinë shqiptare Eliza Dushku ka pohuar se është abuzuar seksualisht në moshën 12-vjeçare gjatë xhirimit të filmit ‘’True Lies’’ nga koordiantori Joel Kramer. Një ngjarje që sipas aktores ka lënë gjurmë në jetën e saj për shumë vite, por vetëm tani gjeti forcën ta ndante me publikun dhe kolegët e saj. Aktorja shkon më tej duke treguar se ajo njoftoi menjëherë prindërit e vëllezërit e saj për çfarë kishte ndodhur, por asnjë prej tyre nuk reagoi. E vendosur në qendër të akuzave pas deklaratave të së bijës, ka ardhur edhe reagimi i plotë i mamasë së Elizës, Judith Dushku.

eliza dushku hot15 465x595

“E pranoj gjykimin tuaj si mamaja e Elizës. Jo, nuk kisha frikë për karrierën e saj. Ajo nuk ka patur kurrë rëndësi për mua, por kisha frikë nga ç’mund të bënte Joel Kramer. E kam zbuluar se ç’kshte ndodhur me të vërtetë vite më vonë. Në atë kohë Eliza ishte shumë e frikësuar të tregonte të vërtetën dhe në një farë mënyre ajo më mbrojti mua sepse e dinte sa frikë e kisha atë njeri të fuqishëm. Humbja e saj ishte më e keqja, por abuzimi mund të jetë një rrjet i gjerë. Fillova ta kuptoj pas shumë vitesh’’, shkruan ajo në llogarinë e saj në Facebook.

eliza dushku scream awards 05