Eliza Dushku e varur nga droga dhe alkooli, tregon si familja e mbajti larg mbesës

Showbiz

elizzza

Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, ka rrëfyer para një grupi studentësh në New Hampshire se me vite të tëra është trajtuar ndaj vartësisë prej alkoolit dhe drogës. 36-vjeçarja ka treguar gjithashtu se familja nuk e lejonte ta takonte mbesën e saj për shkak të përdorimit të drogës.
“Kur merrja drogë, nuk merrja vendime të mira. Dhe mjafton një vendim i keq , për t’u përkeqësuar gjërat”, është shprehur Dushku.
“Mbaj mend që vëllai më thoshte se nuk më donte pranë mbesës time, sepse nuk më besonte. Sot jam një hallë shumë e mirë, por e dini çfarë? Ai kishte të drejtë. Braktisa veset e mia për familjen time, por sot jam e kthjellët për vete dhe për të tjerët. Drogat janë të forta, por ne jemi edhe më të forte ”, i ka thënë Eliza turmës