Elita uron Gjikon në mënyrën më të ëmbël…

Showbiz

elitaurongjik.jpg

Reperi Gjiko sot feston ditëlindjen e tij dhe qenka pjesë e grupit të bricjapëve. Partnerja e tij Elita dhe së fundmi edhe bashkëshortja e tij ligjore e ka uruar atë në mënyrën më të ëmbël. Në rrjetin e saj në instagram Elita ka postuar një foto ku uron bashkëshortin e saj. Ajo shprehet shumë falenderuese ndaj tij dhe e cilëson atë si princin e saj. Elita gjithashtu me shaka thotë se nuk jeton dot pa masazhin e tij të këmbëve,edhe pse ndodhet me pushime në Vienë mezor pret të kthehet dhe të llastohet të gjithë ditën. Duke mos harruar këtu faktin se çifti në fjalë për pak javë pritet të bëhen prindër.
“Bebi jonë do të jetë më shumë me fat të të ketë ty si baba dhe unë jam shumë me fat që të kam ty si partner. Gëzuar ditëlindjen bebja im, ‘partneri im në krim’ dhe princi im! Dua thjesht të dish sa falënderuese jam që kam një bashkëshort kaq të mrekullueshëm sa ty! Më ke bërë një grua dhe bashkëshorte më të mirë. Do të jem gjithmonë mirënjohëse që jam gruaja jote dhe jam shumë krenare për jetën që po ndërtojmë bashkë. Mezi po pres të kthehem në shtëpi dhe të llastohem gjithë ditën, të dua shumë edhe tani në shtatzëni dhe e urrej kur jemi larg nga njëri-tjetrit, sepse me muajt e fundit të vërtetë nuk mund të jetoj pa masazhin tënd të këmbëve, kështu që kam nevojë për to çdo ditë. P.s. do të jap dhuratën më të madhe shumë shpejt. Je gjithçkaja ime”, – ka shkruar Elita.