Elita Rudi shtatzanë? Ja çfarë thotë ajo…

Showbiz

elita 4
Elita Rudi është prej kohësh tashmë në një lidhje me këngëtarin Gjiko. Ndërkohë që ata nuk ngurrojnë më të bëjnë publike dashurinë e tyre, në media ka filluar të qarkullojë lajmi se bukuroshja nga Kosova mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të parë. Këto lajme, si duket, e kanë bezdisur tejmase Elitën. Për këtë arsye, ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në InstaStory.

elita 42
“Në qetësine e gazetarëve amatorë që shkruajnë lajme të ndryshme për mua. Duke shqetësuar ose gëzuar familjarët e mi pa arsye. Le të mbetet në ndërgjegjen tënde e dashur dhe mos harro që me punët e Zotit nuk luhet. I bëj thirrje drejtuesve të portalit të marrin masa. Kam heshtur deri tani duke mirëkuptuar punën e gazetarëve, por nëse ky protal tenton përsëri të shqetësojë të afërmit e mi dhe të dëmtojë imazhin tim, do të shihemi në gjykatë. Të gjithë ata që më njohin, e dijnë se nuk ua përtoj procedurave,” ka qënë një pjesë nga deklarata e saj.

elita