Duhen vetëm pak ditë para se të vijë në jetë fëmija i parë i Elita Rudit dhe Gjikos. Dy të dashuruarit janë më të lumtur se kurrë, por veçanërisht e emocionuar është moderatorja e njohur. Siç tashmë është bërë traditë edhe Elita ka zgjedhur të bëjë një set fotografik me barkun e rrumbullakosur, si një mënyrë për të ruajtur kujtimet më të bukura të pritjes së ëmbël.
Ajo ka publikuar disa prej tyre në ‘Instagram’ dhe të gjithë janë surprizuar. Bukuroshja e ekranit duket më e ëmbël se kurrë në këto foto. Tek njëra shfaqet me barkun e zbuluar, ndërsa tjetra është bardh e zi.Elita dhe Gjiko e zbuluan disa muaj më parë lajmin e bukur, pasi e fshehën për një kohë të gjatë. Këto janë disa nga fotot e shumta që moderatorja ka publikuar që nga koha kur u zbulua pritja e ëmbël, por padyshim janë më të veçantat.