Elita Rudi është ndër të paktat moderatore që nuk ka eksperimentuar shumë me ‘look-un’ e saj. Jemi mësuar ta shohim prej kohësh me flokë të zeza dhe me një model shumë të thjeshtë.Megjithatë siç duket pak muaj para se të bëhet nënë, Elita ka vendosur të freskojë edhe pamjen e saj.
Moderatorja ka prerë flokët me balluke, një model mjaft i preferuar kohët e fundit nga një pjesë e madhe e vajzave të famshme. Elita duket shumë më ndryshe me këtë model të ri dhe të gjithë ndjekësit e saj ja kanë vënë në dukje.Mesa duket Rudi ka vendosur që jetën e saj të re si nënë ta presë me një ndryshim edhe në pamje.