Elita Rudi emocionon me fjalët dedikuar vogëlushit të saj

Showbiz

elitarudiss.jpg

Elita Rudi dhe Gjiko, një prej çifteve më simpatikë të showbizit u bënë prindër për herë të parë një muaj më parë me një djalë, të cilin e quajtën Zëri. Që prej atij momenti, ata, herë pas here ndajnë me ndjekësit e tyre momente nga më të ndryshme, duke dhuruar emocione të veçanta.
Ditën e sotme djali i tyre bën 1 muaj dhe moderatorja ka zgjedhur të publikojë në profilin e saj zyrtar në instagram, një foto ku ka zbuluar për herë të parë pamjen e plotë të Zërit, në të cilën vogëlushi shfaqet duke buzëqeshur.
Bashkangjitur me foton Elita ka shkruar: “ Buzëqeshja jote është lumturia ime. Të do mami. Ushqimi i shpirtit”, duke na bërë kështu pjesë të këtyre emocioneve të bukura, në një ditë të rëndësishme për to.