Pas martesës, Elita dhe Gjiko do të sjellin një këngë së bashku. Të paktën kjo lihet të kuptohet nga fotoja e fundit që ka publikuar reperi në Instagram. Moderatorja i ka drejtuar armën reperit, por edhe ai ka bërë të njëjtën gjë. Nga fotoja duket një klip “i zakonshëm” për mënyrën se si po bëhen videoklipet kohët e fundit.Gjiko nuk e ka shoqëruar me asnjë fjalë këtë foto, mirëpo komentet e ndjekësve të çiftit kanë qenë epike.
Disa i shkruajnë se këto janë pasojat e martesës, ndërsa të tjerë i shkruajnë sesa shpejt kanë filluar t’i drejtojnë armët njëri-tjetrit (pas dasmës kuptohet). Sigurisht që këto komente janë me shaka, pasi çifti besojmë janë në momentet e tyre më të lumtura, sepse shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë (gjë të cilën presim të na i konfirmojnë prej kohësh).