Elita dhe Gjiko shkëmbejnë komentet epike me njëri-tjetrin!

Showbiz

Nuk e dimë nëse edhe ju e keni vënë re por të gjitha nënat e reja, pasi kanë kaluar shtatzëninë dhe kanë sjell në jetë një fëmijë kanë një rregull të pashkruar por që pothuajse e aplikojnë të gjitha: ndryshojnë look.Le të themi se e kemi vënë re shpesh këtë tek nënat e reja (Xhensila Mytrtezaj ishte e fundit) të showbiz-it dhe një tjetër rast e pamë edhe sot. Besojeni ose jo por Elita Rudi ka hequr dorë pas shumë kohësh nga flokët e zinj për t’u kthyer në një bionde simpatike. Por përveç ndryshimit postpartum duket se ka qenë edhe një tjetër gjë që ka ndikuar në vendimin e saj: ELita është mvrzitur pak fare me Gjikon!

Normalisht që kur bën një ndryshim të tillë nga njëri ekstrem në tjetrin bie shumë më shumë në sy. Këtë gjë e ka treguar më së miri Gjiko pasi ka parë ndryshimin që Elita ka bërë.“Grua a je ti?”,- shkruan Gjiko”Hala idhnueshëm me ty jom”,- i përgjigjet Elita.“Hajd se pajtohem nsyfyr. Po shkoj me ngjy mjekrën, po sdi a të kuqe a të gjelbërt”. ,- i është përgjigjur Gjiko me shaka.Mesa duket Elita dhe Gjiko ishin mërzitur me njëri-tjetrin, Elita kishte lyer flokët dhe Gjiko këtë gjë e ka parë në Instagram, ndaj dhe i është pvrgjigjur si “për të marrë hak” se edhe ai do lyejë mjekrën.Nëse e mendon gjatë, ky veprim i Elitës është shumë i ngjashëm dhe tipik me reagimin e gocave sa herë që grinden me partnerin. Vajzat e kanë për zakon të ndryshojnë diçka në look apo të bëjnë shooping kur mërziten me partnerët e tyre.