Elita dhe Gjiko janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar, kjo për shkak të origjinalitetit të tyre dhe marrëdhenies së ngushtë që kanë dhe që nuk ngurrojnë ta shprehin atë në asnjë postim në Instagram.
Sipas Prive.al duket se çifti i ka shkëputur lidhjet me stilistin Mr.Rex i cili kujdesej për çdo dalje publike të çiftit. Kjo gjë u vërtetua edhe në dasmën e tyre ku Mr.Rex nuk ishte i pranishëm, edhe pse arsyet e ndërprerjes së marrëdhënies së tyre ende nuk dihen.