Kohët e fundit reperi shqiptar Elinel ka qënë në vëmendje të të gjitha mediave rozë, pasi u përfol se reperi me famë botërore Drake i ka vjedhur këngën.Elinel edhe më herët kishte treguar se e mori vesh rastësisht pasi të tjerë ia kishin dërguar këngën e Drake me ngjashmëri të madhe me këngën e tij të vitit 2012 dhe i kishin thënë ta publikonte. Gjithashtu reperi shqiptar kishte thënë se po mendonta të hapte një proces gjyqësor ndaj Drake për kopjim.
Tashmë e ka hapur procesin gjyqësor dhe kur të merret ndonjë vendim do ta bëjë publike, sipas tij me siguri edhe Drake do ta bëjë publike. Më tej Elinel shtoi se nëse fiton gjyqin me Drake do të marrë një sasi të konsiderueshme parash, aq sa mund të lerë muzikën përgjithmonë. “Nëse jepet në favorin tim, mund të fitoj shumë para. Aq shumë sa most ë këndoj më kurrë, hiç, hiç…” – tha reperi.