U bë disa kohë që Elia Zaharia Zogu përflitet se është shtatzënën, por në një foto publikuar së fundmi dukej më e fryrë se zakonisht tek pjesa e barkut dhe kjo i bëri njerëzit të dyshojnë. Gjatë një eventi gala të organizuar nga pallati mbretëror shqiptar për promovimin e turizmit në vend, Elia pozoi edhe me Grida Dumën. Ajo kishte veshur një fustan vishnjë të ngushtë dhe dukej shumë e qeshur.
Megjithatë, dikush me një sy paksa kritik për masën që duhet të ketë barku, i shkruajti:
“Më duket se kemi të reja. Sipas fotos.”
Elia, e cila duhet të marrë ndonjë çmim si princesha më atipike, iu përgjigj:
“E reja është shumë pica dhe pasta.”