Eli Fara feston ditëlindjen: Dalin pamjet e para nga festa!

Showbiz

Ditën e sotme, Eli Fara ka festuar ditëlindjen e saj të 52-të. Mesa duket, këngëtarja shqiptare ka vendosur ta festojë atë pranë familjes dhe rrethit të saj më të ngushtë, në një festë intime në Frankfurt.

Eli dukej shumë e lumtur dhe e surprizuar në momentin kur një djalë afrohet me tortë në duar, teksa të gjithë këndojnë këngën tipike të një feste ditëlindeje. “Frankfurt, gëzuar ditëlindjen për mua. Kohë me familjen”, ka shkruar Eli në videon e publikuar në ‘Instastory’, duke zbuluar kështu se ndodhet pranë njerëzve të zemrës.

Edhe pse vajza e saj nuk duket në tavolinë, ka vendosur t’i bëjë një urim publik nënës së saj, duke publikuar të njëjtën video dhe duke shkruar: “Shpirt i motrës ti. Të bëhesh 100 vjeç mam, të dua”. Tani presim të shohim çfarë dhuratash ka marrë këngëtarja nga familjarët e saj.