Prej disa kohësh Elhaida Dani së bashku me një staf të tërë artistësh, po udhëton në shtete të ndryshme për të realizuar një tur muzikor për veprën “Katedralja e Parisit”. Për momentin Elhaida ndodhet në Rusi dhe do të performojë në një nga skenat më të mëdha botërore. Kjo gjë e ka emocionuar pafund këngëtaren dhe madje e ka cilësuar si një ëndërr të kthyer në realitet. “Ëndrrat bëhen realitet! Duke performuar sonte për herë të parë në një ndër skenat më të rëndësishme botërore! Pallati i Kremlinit! Pallati i Kongreseve, Moskë!”, – ka shkruar Elhaida në një fotografi.