Elhaida Dani njihet për vokalin potent dhe thjeshtësinë e saj. Është nga ato këngëtare, që nuk është komentuar për pamje provokuese apo të ketë pushtuar protalet me ”skandale”. Së fundmi, Elhaida ka treguar ndryshimin e saj në fizik.
Shkodranja juaj e preferuar, nuk është më ajo vajza e vogël, e ëmbël dhe me format e rrumbullakosura. Ok, mund të themi që nga të treja këto, ëmbëlsia vazhdon të jetë një karakteristikë e saj. Por përsa i përket trupit, këngëtarja shfaqet në super formë. Mesa duket, e ka marrë shumë seriozisht fitnessin dhe kjo gjë ka dhënë një rezultat të dukshëm.