Çifti i njohur, Elgit Doda dhe Klea Huta shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Ndonëse kanë mbetur vetëm pak ditë, ata kanë përfunduar përgatitjet për djalin që do të vijë në jetë.
Ditën e sotme, Elgiti ka treguar në Instagram se i ka blerë djalit një ulëse për bebet në makinë.
“Kur mezi pret të jetë pasagjer”, shkruan Elgiti duke e shoqëruar postimin me disa emoji me sytë me zemra.
Kujtojmë që çifti lidhi kurorë në fshehtësi, larg vëmendjes së të gjithëve, në fillim të këtij viti në Marok.