Eleni Foureira sërish në qendër të kritikave: Ndihem greke!

Showbiz

foureira
Këngëtarja e hitit “Fuego”, Eleni Foureira është vënë shpesh në qendër të mediave greke për shkak të origjinës së saj shqiptare. Thuajse në asnjë intervistë këngëtarja nuk i shpëton dot pyetjeve që kanë lidhje me Shqipërinë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në daljen e saj të fundit. E pyetur nga gazetarja se si ndihet kur lexon komente fyese për origjinën e saj, Eleni goditi duke thënë se ndihet greke.

eleni

“Është e padrejtë ndaj Shqipërisë, por vetëm sepse nuk kam jetuar aty, ndihem greke. Kur jeton në një vend më shumë se 20 vite, je rritur dhe je bërë kjo që je sot, nëse më pyesin nga je do të them kam lindur në Shqipëri, por jam greke. E respektoj dhe e dua Shqipërinë dhe dua të bëj gjëra aty, por unë jam rritur në Greqi dhe mentaliteti im është grek”, u shpreh Eleni.

Lexoni gjithashtu:Venera dhe Lindi një hap më pranë altarit… Lexoni me shume tek: www.tring.al