Eleni Foureira rrëfen ‘tmerret’ e Eurovisionit!

Showbiz

eleni euro
Këngëtarja me origjinë shqiptare, ashtu siç të gjithë e dijmë, përfaqësoi Qipron këtë vit në kompeticionin muzikor Eurovision. Ajo arriti të renditej e dyta në finale si dhe u kthye në këngëtaren më të komentuar nga mediat ndërkombëtare. Mirëpo, jo çdo gjë gjatë këtij rrugëtimi ka qenë e bukur për të.

eleni2
“Përveç këngës unë duhet edhe të kërceja, prandaj nuk duhet të haja asgjë 5 orë përpara provave. Brenda 10 ditëve kam humbur 3 kilogramë. Ushqimi im kryesor ishte vakti i mëngjesit. Isha në skenë nga ora 8 deri në 12 të darkës. Shtoji kësaj lodhjeje fizikë edhe presionin nga mediat e ndryshme dhe mund ta imagjinoni vetë se çfarë stresi kam kaluar,” ka thënë këngëtarja.