Mbrëmjen e kaluar në Greqi është zhvilluar një nga eventet më të rëndësishme të vitit, në të cilin ka marrë pjesë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira. Ajo ka rrëmbyer dy çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes. Eleni ka arritur të fitojë çmimit “Artistja më e mirë femër” dhe “Kënga e vitit”. Theksojmë se këngëtarja me origjinë shqiptare, vlerësohet si një nga artistet më të mira të momentit në Greqi dhe vitin e kaluar ajo përfaqësoi Qipron në Eurovizion. Kënga e saj u prit mjaft mirë nga publiku dhe ajo u rendit e dyta.
View this post on Instagram
View this post on Instagram