Mund të themi se momentalisht ajo është një prej këngëtareve shqiptare më në zë, në skenën ndërkombëtare e sidomos në Ballkan. Eleni Foureria arriti të fitonte zemrat e të gjithëve me përfaqësimin që i bëri Qipros në Eurovision dhe që nga ajo performance aq e zjarrtë dhe energjike, këngëtarja nuk ka patur të ndalur.
Sukseset e saj sa vijnë e shtohen çdo ditë, dhe kjo sigurisht falë punës dhe talentit të jashtëzakonshëm. Për këtë duket se këngëtarja është vlerësuar fillimisht duke marrë edhe mirënjohje nga shteti qipriot i cili i dhuroi këngëtares një medalje presidenciale. Dhe së fundmi Eleni ka marrë yllin e saj në “Walk of Fame”, bulevardin e të famshmëve të Qipros në Agia Napa, përkrah yjeve të tjerë si Snoop Dogg dhe Luis Fonsi.