Elcin Sangu thyen të gjitha pritshmëritë, me deklaratën e fundit!

Showbiz

Aktorja e njohur është prej 6 vitesh në një marrëdhënie me Yunus Ozdiken. Çifti duken mjaft të lumtur bashkë dhe përgjatë kësaj periudhe janë përfolur se këtë vit do të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë.

E pyetur së fundmi nga gazetarët rreth këtij fakti, Elcin jo vetëm që i ka mohuar këto zëra, por ka thënë: “Nuk ka qenë kurrë një ide për t’u marrë në konsideratë martesa. Nuk jam nga ato vajza që e ëndërrojnë martesën dhe nuk jam aspak tradicionale. Kështu që mos prisni t’iu vijë një lajm i tillë nga unë, sepse nuk ka për të ndodhur.”