Elçin Sangu thotë se ka ardhur koha për ndryshim!

Showbiz

Kohët e fundit Elçin Sangu ka vendosur të ndryshojë imazhin e saj. Aktroja e famshme protagoniste në serialin “Dashuri me qera” transmetuar nga Tring, i ka thënë mirupafshim flokëve të saj të kuqe për tu kthyer në bjonde.  Sipas fansave me lookun e ri Elçin Sangu ngjan shumë me aktoren e njohur Sinem Kobal.

Elçin Sangu ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e flokëve e cila e karakterizonte dhe e bëri edhe më të njohur në serialin “Dashuri me qera”. Imazhi i saj i ri është krahasuar shumë me atë të Sinem Kobal nga shumë media. Fansave duket se nuk ju ka pëlqyer shumë ky ndryshim duke komentuar, “Ishe shumë e veҫantë, tani je më e zakonshme”.