Elçin Sangu, e cila nuk është shfqur për një kohë të gjatë, ka kundërshtuar se prej kohësh ka qëndruar larg vëmendjes së publikut. “Unë në fakt, nuk kam qenë larg fansave të mi, edhe nëse nuk më keni parë në ekrane, ju më keni ndjekur nga ana tjetër e telefeonit përmes videove të postuara në rrjetet sociale“, kështu i është drejtuar aktorja publikut përgjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në ekran.
Elçin Sangu gjithashtu ka sqaruar se nuk ka qëndruar indiferente as ndaj postimeve që përmendin emrin e saj. Aktorja flokëkuqe zbuloi se nuk i pëlqen të qëndroj në hije për një kohë të gjatë dhe se është duke negocuar për një ofertë që i është bërë ditët e fundit. “Po pres me padurim t’i prezantohem publikut me personazhin tim të ri“, u shpreh ajo duke zbuluar edhe një detaj nga projekti i radhës: “Një ndryshim i madh do të bëj që publiku të mos më njohë“!