Elçin Sangu, një falenderim në mirënjohje të fansave…

Showbiz

Elçin Sangu, e cila njihet si ‘Defne’ në serialin “Dashuri me qira” dhe  gjithashtu është protagoniste në filmin “Koha e lumturisë”, ka një falenderim të sinqertë për fansat e saj! Aktorja, prej pak kohësh po bën prova për një eksperiencë krejt ndryshe, teatrin! Flokë-kuqja bukuroshe e seriale dhe filmave, hodhi një tjetër hap të madh drejt karrierës së saj, së fundmi në skenë çka duket se e ka kaluar pritshmërinë e suksesit, madje edhe të vetë aktores. Sangu me një ndjenjë mirënjohjeje ndaj fansave besnikë që e njohin nga serialet, por edhe për admiruesit e rinj që e kanë vlerësuar interpretimin e aktores në skenën e teatrit, postoi në llogarinë e saj në Instagram, një falënderim për të gjithë ata që besuan tek ajo dhe e mbështetën në këtë hap të ri.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më qëndruan pranë dhe më shoqëruan në këtë aventurë të re. Për mua ishte e pabesueshme ta përjetoja këtë…”- shkruante aktorja. Fansat treguan vlerësimin dhe mbështetjen e tyre përmes reagimeve të shumta e frazave vlerësuese në këtë rrugëtim emocionues të aktores e cila habiti me talentin e saj edhe në skenën e teatrit.