E njohur për të gjithjë si Defne, Elcin Sangu është një aktore shumë e famshme dhe e kërkuar. Çdo dalje e saj shoqërohet gjithmonë me fotografi nga paparacët apo pyetje nga gazetarët. Këtë fundjavë, ajo është parë duke shëtitur në plazh dhe menjëherë gazetarët kanë nisur pyetjet e tyre. Ja çfarë ka treguar Elcin!
“Nuk jam duke u marrë me asgjë për momentin. Po pushoj. Shumë shpejt do të shkoj me pushime. Është një vend që gjithmonë kam dashur ta vizitoj dhe mendoj se tani ka ardhur koha”.
E pyetur për një martesë të afërt me biznesmenin Yunus Özdiken, ajo ka rrëfyer:
“Me zemër jam e martuar me Yusuf, por nuk kemi ndonjë plan për momentin.”
Gjithashtu, aktorja ka treguar se nuk është e sigurt cili do të jetë projekti i saj i radhës, një film apo një serial.