Aktorja e njohur Elçin Sangu e cila prej kohësh është tërhequr nga ekranet, ka deklaruar se muajt e verës i ka kaluar më së shumti në shtëpi. Protagonistja e serialit të paharrueshëm “Dashuri me qira”, në një intervistë dhënë ditët e fundit u shpreh se e shijonte qetësinë, dhe nuk ndikohej aspak nga mosha e saj (39 vjeçe), për të ndryshuar statusin. “I mirëpres të 40-at me qetësinë më të madhe. Nuk ka nevojë për stress në këtë moshë, sepse di ti lexosh mendjet dhe njerzit e mbi të gjitha e njeh mirë veten tënde”. Këto deklarata të aktores flokëkuqe tërhoqën vëmendjen e fansave të saj. Përveç të tjerash, Sangu foli edhe për rëndësinë që ai i kushton mirëqenies psikologjike, shpirtërore por edhe asaj fizike, duke situar: “Jam përzgjedhëse në atë çfarë konsumoj, sende dhe personat rreth vetes”.