Elcin Sangu dhe Baris Arduc rikthehen sot në ekranin e Tring!

Showbiz

elcin baris
Dy aktorët e njohur turk janë mjaft të dashur për pulbikun. Që pas bashkëpunimit të tyre në serialit “Dashuri me qira”, ata janë kthyer ndër çiftët e preferuara të kinematografisë turke. Madje, fansat shpesh herë shprehnin dhe shpresonin se Elcin dhe Baris të bëheshin një çift edhe në jetën reale. Mirëpo, meqë kjo gjë të paktën mesa dijmë ne nuk ka ndodhur ende, regjizorët kanë menduar të na i “plotësojnë dëshirën” duke i bashkuar aktorët në një tjetër projekt kinematografik.

mutluluk zamani filmi oyunculari konusu

Filmi titullohet “Koha e lumturisë” dhe njësoj si titulli i tij, edhe për të gjithë ne që adhurojmë këta dy aktorë, kohën e lumturisë mund ta përjetojmë sot në Jolly HD në orën 21:00. Ky film ka fituar edhe 3 prej çmimeve më të rëndësishme, si :”Filmi më i mirë”, “Aktorja më e mirë” (Elcin Sangu) dhe “Aktori më i mirë”, Baris Arduc. Gjithashtu, për ta bërë këtë lumturi të zgjatë akoma më tepër, Tring rikthen kinemanë turke çdo të premte, në Jolly HD në orën 21:00.