Elcin apo Fahriye – Flet më në fund Baris Arduc!

Showbiz

trebef

Të gjithë fansat e Baris Arduc janë në pritje: Elcin Sangu apo Fahriye Evcen! Bëhët fjalë për një serial të ri i cili do të sjellë përsëri në ekran aktorin e njohur të “Dashuri me Qira”. Megjithatë, ka vetëm një problem: ende nuk është vendosur cila do të jetë partnerja në krah të tij. Tek po kalonte disa kohë me miqtë dhe të dashurën e tij, Gupse Ozay, Baris është pyetur se cila do të jetë aktorja që pritet të interpretojë në krah të tij. 

“Nuk më takon mua të zgjedh. Është produksioni ai që vendos. Ndoshta partnerja në këtë serial nuk do të jetë as Elcin, as Fahriye” – është shprehur aktori duke e lënë përsëri të hapur këtë çështje.

Ndërkohë, emri më i dashur në rrjetet sociale për këtë rol mbetet flokëkuqja të cilën të gjithë e njohën si Defne.