EKSKLUZIVE/ Ja çfarë deklaron vjehrra për Orindën!

Showbiz

15129771 10210242645157664 90761023 n1

Në prag të dasmës së shumë përfolur të Turjan Hyskës dhe Orinda Hutës, sytë dhe veshët janë mbi ta për të mësuar në lidhje me detajet e eventit. E konfirmuar tashmë se dasma e tyre do të mbahet në 27 korrik të vitit 2017, Orinda dhe Turi kanë përveshur mëngët në përgatitje të ditës së tyre të ëndrrave.

Kemi mësuar se Orinda po meret me përzgjedhjen e këngëtarëve, që do të këndojnë në dasmën e tyre dhe dimë se do të jenë këngëtarë të muzikës popullore të të gjitha trevave dhe jo vetëm. Orinda ka treguar më parë se do të udhëtojë jashtë Shqipërisë në muajin janar për të parë më nga afër në disa prej firmave më të njohura botërore të fustaneve të nusërisë, për të zgjedhur fustanin e ëndrrave të saj. Më i rezervuar mbetet dhëndri, për të cilin ende nuk është zbuluar asgjë në lidhje me kostumin që do të veshë dhe detajet e tjera.

Megjithatë, në prag të dasmës, ata që e presin me më shumë emocion janë prindërit. Elida Hyska është nëna e Turjanit, vjehrra e Orindës. Emocionet kanë filluar të ndihen për të dhe në fakt ajo nuk ka nguruar, që gjithmonë të shprehë lumturinë e saj për çiftin, që në ditët e tyre të para bashkë. Ditën e sotme na bëri përshtypje një postim i znj. Elida, që në faqen e saj në Facebook, shpërndau një foto të Orindës, e cila lajmëronte pjesmarrjen e saj dy vite më parë në festivalin e Këngës Magjike. Në postimin e saj ajo shkruan: “Vajza që më mungonte për të shijuar një vajzë…”. Menjëherë Orinda ka komentuar në këtë postim duke shkruar: “ Të kam xhan, ti e di”. Jemi të lumtur për marrëdhënie të tilla, të cilat hedhin poshtë mitin e kahershëm se marrëdhënia nuse-vjerrë është një luftë e hapur.

hb khjb n