Kur përmendet emri i saj, padyshim që do të flitet për ndonjë sukses të arritur.
Fjala është për Era Istrefin e cila këtë muaj do të udhëtoj drejt Los Angeles për t’i punuar këngët e reja.Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i saj Faton Shoshi, i cili ka treguar se për këngët e Erës do të kujdeset këngëtarja me famë botërore, Sia.
MOS E HUMBISNI: LEDRI VULA: MENDJEMADH DHE FLIRTUES!
“Me 17 korrik do të udhëtojmë drejt Los Angeles ku do të qëndrojmë për 12 ditë. Era do t’i punojë 3-5 këngë të reja dhe ndër to është edhe kënga e punuar nga Sia e cila ka bërë tekstin dhe vijën melodike” ka treguar Shoshi.Po ashtu, ai zbuloi se përveç Sias, Era do të bashkëpunojë edhe me producentë me të cilët punon këngëtarja Rihanna dhe me producentë të Justin Bieber.Ky udhëtim i saj do të jetë çelësi i një depërtimi edhe me të madh në industrinë muzikore botërore.