Moderatorja Einxhel Shkira, shpesh vihet në qendër të vëmendjes për natyrën e saj karizmatike, rebele dhe të sinqertë që e transmeton edhe në dalje publike. Të martën në mbrëmje, ajo së bashku me figura të tjerë publike kanë qenë të ftuar në emisionin “Opinion” ku kanë folur rreth modeleve të të rinjve. Shkira ka dhënë opinione pro këngëtarëve Noizy dhe Enca duke thënë se ata duhet të merren shembull për faktin se që në moshë të re kanë punuar shumë për të qenë aty ku janë sot. Ndërkohë përballë saj në panel ka qenë moderatorja Floriana Garo e cila ka qenë kundër këtij mendimi, duke theksuar se shembujt duhet të vijnë nga personazhe të cilët transmetojnë vlera.
Pikërisht ky moment duket se i ka mbetur në mendje Einxhelit e cila nisur nga kjo ka vendosur të bëjë një shkrim të gjatë, në formë opinini dhe e ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook. Ajo nuk i ka vendosur emër konkret këtij shkrimi, por nga konteksti mund të themi se këto fjalë i janë referuar pikërisht Garos. Megjithatë, kjo mbetet për tu konfirmuar nga vetë Einxheli.
Pasi ka falenderuar ndjekësit për fjalët e mira ajo ka shkruar: “Sa për ata që i mbyt negativiteti jo vetëm për së largu por dhe ballë për ballë, dua ti them sot këtu nëpërmjet kësaj hapsirës time të vogël virtuale, që po të isha një persona që intimidohem nga mendimet tuaja apo sulmet tuaja sdo isha fare këtu sot po do bëja nai punë tjetër…”
Ndërkohë që nuk ka nguruar të theksojë se të bësh ‘vajzën e mirë’ në media është gjëja më e thjeshtë, duke i quajtur personat që vendosin të bëjnë këtë gjë si hipokrite: “Ju njoh mirëëë!!Ju njoh shummmmëëë mirë juve që më dilni përball e aspironi për të qënë “Shën Mëria” duke më shitur moral,mua dhe gjithë atyre që na ndjekin. Kur doni dhe ju ta shisni veten për shenjtore se di çi mbetet atyre që janë me vertetë të tillë. Të bësh vajzën e mirëë në media është gjëja më e thjeshtë në botë, të mbash një fjalim klishe me përgjigje standarte është metoda më e lehtë për tu përgjigjur dhe ti thuash njerzve atë që duan të dëgjojnë dhe vetëm atë që arrin të përceptojnë është hipokrizia juaj më e madhe, madje dhe të bëhesh e keqe është lehtë,por të jesh vetvetja në 2016 është bërë misioni më i vështirë në këtë botë!”
Më pas në shkrim Einxhel është shprehur e revoltuar se në fakt vajzat që ‘shesin moral’ në televizion bëjnë komplet një tjetër jetë prapa “Dua të theksoj për të gjithë ata që paragjykojnë ato çka them dhe bëj, unë apo shumë të tjerë, që sju pëlqekan juve të dashura “intelektuhale”: As mua smë pëlqen jeta e degjeneruar që bëni ju fshehurazi, as mënyra si keni zgjedhur ju për të arritur aty ku jeni, as paftyrësia juaj madje as surrati juaj!! Të duash ta ulesh tjetrin për të ngritur veten nuk është vetbesim por është një munges e theksuar vetbesimi që për fat të keq ju “të dashura princesha” e keni me shumicëëë…” – ka thënë ndër të tjera moderatorja.
Edhe komentuesit kanë dhënë mendimin e tyre poshtë shkrimit të Einxhelit, shumica prej të cilëve e kanë vlerësuar për sinqeritetin e shprehur edhe në dalje publike ashtu si në jetën e përditshme.