Einxhel Shkira: Intervistova Bebe Rexhën, në paskuinta më propozoi të bëhem nusja e vëllait

Showbiz

einxhel 1474105146 703908.png

Moderatorja Einxhel Shkira intervistoi këngëtaren Bebe Rexha, pak para koncertit që ajo mbajti në Tiranë një javë më parë.

Me natyrën e çiltër, këngëtarja iu përgjigj me shumë sportivitet pyetjeve ngacmuese të Shkirës, duke dhënë deklarata të forta. Einxhel e ka bërë aq shumë për vete artisten sa, në bisedë e sipër, ajo i ka propozuar ta marrë me vete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta njohë me vëllain e saj 23- vjeçar, në mënyrë që të mund të bëhen edhe kunata.

Se për çfarë folën tjetër Einxhel me Beben në paskuintat e koncertit në sheshin “Nënë Tereza”, i zbulon më shumë prezantuesja për gazetën “Panorama”.
Intervistove Bebe Rexhën pak para koncertit. Për cilën media u realizua ajo intervistë?

Intervista ime ishte për “Electronicbeats”, organizatorët e koncertit të saj në Tiranë. Intervista pritet të dalë në web-in e tyre, ndërkohë që dhe “City TV” ndoshta e transmeton si intervistë.
Si ndodhi që u përzgjodhe ti për të intervistuar Beben?

Emisioni im sponsorizohet nga organizatorët që bëjnë këto koncerte, kështu që të gjithë artistët që do të vijnë për koncerte nga “Electronicbeats” do të intervistohen nga unë.

Si ishte të intervistoje një artiste me famë botërore si Bebe Rexha. Shkëmbyet ndonjë batutë para intervistës?

Para intervistës bashkë thoshte që, nëse dikush do e bënte për të qeshur dhe do sillej mirë me të, ajo do të martohej me të.

Po ti çfarë komenti i bëre për djemtë shqiptarë?

I thashë se meshkujt shqiptarë s’janë fare xhentilë. Atyhyme në një bisedë më konfidenciale, pasi ajo më tha se i pëlqejnë shqiptarët gjithsesi, ndërsa unë ia ktheva se më pëlqejnë djemtë e Amerikës. Në këtë moment më bëri një propozim. Më tha që të më prezantojë vëllain e saj 23-vjeçar. Por fakti që është më i ri se unë në moshë nuk më entuziazmoi, kështu e lamë që unë do t’i gjej një burrë shqiptar asaj, dhe ajo një amerikan mua. Shkurt, më premtoi se do të më marrë nuse në SHBA. (qesh)

Sa zgjati intervista dhe si t’u duk si natyrë?

Intervista zgjati 10 minuta dhe më la vërtet përshtypje të mirë dhe pozitive. Bebe ishte shumë cool, pa komplekse dhe pa tangërllik. Ishte shumë vajzë e thjeshtë në sjellje dhe e çiltër. Modeste për punën e saj dhe shumë funny. Për mua ishte ndër intervistat, ku jam ndier shumë e lirë të bëj çdo lloj pyetjeje dhe batute, pa u vene në siklet nga përgjigjja apo reagimi i të intervistuarit, dhe e sigurt që çdo pyetje ka marrë përgjigjen e sinqertë, pa bërë të vështirën. Ndryshe nga VIP-at tanë që bëjnë sikur çfarë kanë për të thënë. Uroj të vijnë sa më shumë VIP-a nga jashtë për t’u mësuar “VIP”-ave shqiptarë se si bëhet VIP-i.

Po ti asaj çfarë përshtypjeje i le, të komplimentoi?

Më bëri komplimente, madje dhe për trupin.