Egla Harxhi është shpallur “Miss Shqipëria” në vitin 2007, por vëmendjen më të madhe e ka tërhequr pas martesës treshe mes një vajzë dhe bashkëshortit Ale. Pak kohë më parë ajo tregoi se vajza me të cilën ishin në bashkëjetesë ishte larguar dhe tanimë ajo dhe Ale janë një çift, i cili vëmendjen e kanë përqëndruar tek rritja i djalit.
Luxifer ka ardhur në jetë 5 muaj më parë. “Luxifer është luftarak. Ai erdhi në jetë sepse donte të vinte. Unë pija pilula për t’u mbrojtur dhe nuk mendoja se kjo do të ndodhte. Por ndodh që një në një milionë të vijë një fëmijë edhe pse mbrohesh. Kjo më ndodhi mua dhe unë thashë ky fëmijë do patjetër të vijë në jetë”,- është shprehur Egla.