Egla Harxhi u komentua tejmase për mënyrën e saj të jetesës. Prej pak kohësh ajo i është larguar vëmendjes mediatike, për t’iu përkushtuar djalit të saj Lucifer. Pak më parë, Egla ka publikuar një foto të djalit me partnerin e saj Alexandre de Basseville.
“Dashuria në formën më të çiltër është shpërndarje e lumturisë. Nuk kërkon asgjë në shkëmbim dhe nuk pret asgjë që t’i kthehet. Dashuria është një fenomen shpirtëror, ndërsa epshi është fizik. Egoja është psikologjike, dashuria shpirtërore,” ka shkruajtur ish Miss-i krahas fotos, duke përshkruar kështu ndjesitë e saj.