Egla Harxhi flet për jetën personale: Partneri nuk ka…

Showbiz

egla
Egla Harxhi ka folur për jetën familjare, mëmësinë dhe raportin me partnerin e saj.Ajo tregoi me shumë emocion për ardhjen në jetë të djalit të saj Luxifer, duke e konsideruar si ndjenjën më të fortë që ka përjetuar ndonjëherë në jetën e saj. Më tej ajo rrëfeu se partneri i saj, Ale de Basseville nuk ka qenë në asnjë moment pranë saj, pasi për shkak të profesionit dhe punëve që ka i duhet të udhëtojë shpesh.

“Ale nuk ka qenë pranë meje kur erdhi në jetë djali sepse këtë ja kërkova unë. Jam e vetëdijshme për rëndësinë që kanë të gjitha çështjet profesionale që ai ndërmerr dhe i kam marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë si nënë pa e futur atë në mes. Ai është shumë rrallë pranë nesh për shkak të angazhimeve, por e presim me mall çdo rikthim”,-u shpreh Egla.Për rritjen e djalit, ish-Missi pranoi se ka pasur ndihmën e së ëmës dhe të miqve të ngushtë që jetojnë në Paris pranë saj.Kur biseda ishte drejt fundit, Egla nuk i shpëtoi as pyetjes për marrëdhënien që ka pasur me një femër tjetër dhe me partnerin aktual. “Poligamia është një kapitull i mbyllur dhe unë e konsideroj si zhgënjim, por e kam lënë pas. Ajo që ndodhi tashmë ka kaluar”,-u shpreh bukuroshja.Kujtojmë se Egla dhe partneri i saj Ale janë të njohur nga publiku për deklaratat dhe qëllimet e tyre për ta kthyer Shqipërinë në monarki.