Efehan është rritur dhe i bën surpriza mami Almedës

Showbiz

Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman janë prindër të Efehanit, i cili ëshë akoma i vogël, por tashmë i bën surpriza mamit. Ai ka këputur një lule të vogël të verdhë për të, por kaq ka mjaftuar që mami Almeda të emocionohet dhe ta ndajë me të gjithë këtë surprizë.

‘Ma solli Efe’, ka shkruar ajo në foton që ka postuar në Instastory. Almeda ka treguar se i flet të birit gjithmonë për Shqipërinë dhe se dëshiron t’i mësojë shqip. Madje, sapo situata me Coronavirus të qetësohet, ajo është shprehur, se vendi i parë që do të vizitojnë do të jetë Shqipëria.