Edhe Tuna, si çdo vajzë, ndikohet nga trendet e Kim Kardashian!

Showbiz

Pas suksesit të albumit të parë, ‘Fortuna’, Tuna Sejdiu ka vjedhur vëmendjen e të gjithëve. Ajo është kthyer në një personazh shumë të ndjekur në rrjete sociale dhe shpeshherë ndan me fansat e saj momente nga jeta private dhe ajo familjare, por sigurisht nuk mungojnë as fotot provokuese. Së fundmi, Tuna ka zbuluar nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’ se dhe ajo si shumë VIP-a të tjerë, ka rënë ‘pre’ e trendit më të fundit të flokëve, nisur nga Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.

Tuna është shfaqur me paruke shumë të gjata, të cilat arrijnë deri në vithe. Për pamjen e saj është kujdesur një ekip mjaft i specializuar, ndërsa fotot janë profesionale. Tuna vazhdon t’i qëndrojë besnike ngjyrës bjonde, megjithatë nuk e dimë nëse ky ndryshim ka të bëjë me ndonjë projekt të ri muzikor, apo është thjesht një eksperiment.