Ka nisur mbrëmjen e djeshme nata e parë e spektaklit “Dancing with the stars”. 12 konkurrentë kanë nisur garën në disiplina të ndryshme të kërcimit modern. Spektakli erdhi në drejtimin e bukuroshes shqiptare Almeda Abazi. Përveç urimeve të shumta, nuk ka munguar as ajo e bashkëshortit të saj, aktorit turk Tolgahan Saysman. Edhe pse shumica e ndjekësve të tij në Instagram janë nga Turqia, ai ka lajmëruar në story-n e tij fillimin e spektaklit të kërcimit, në mbështetje të gruas së tij dhe sigurisht gjithë produksionit.