Edhe këngëtari portorikan me famë botërore Ricky Martin u bë njëri nga artistët që bëri thirrjen e tij për ndihmë për fëmijët e lënduar nga tërmeti që shkaktoi katastrofën tronditëse në Turqi dhe Siri. Në videon e postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale në spanjisht ai shprehej: “Siç e dini, nuk mund të qëndroj i qetë në kohë krize. Pamjet që pamë pas tërmetit në Turqi dhe Siri më thyejnë zemrën”.
Duke kujtuar se përveç këngës, ai ka shërbyer edhe si ‘Ambasador i Vullnetit të Mirë të UNICEF-it ‘, Martin citoi: “Situata atje është shumë e vështirë aty, tani. Ju e pate nga pamjet, aty ka fëmijë që kanë humbur familjarët, nuk kanë ngrohje, as ushqim dhe as shpresë. Prandaj duhet të ndihmojmë tani “. Në përfundim ylli i muzikës latine tregonte përmes një linku, llogarinë ku mund të dhuroheshin të bëheshin donacionet.