Edhe pse vetëm 6 muajshe, vajza e Kylie Jenner ka atë çka ëndërron çdo femër!

Showbiz

stormi

Kryesisht vajzat, por jo më pak djemtë janë të fiksuara pas këpucëve. Mirëpo, 20-vjeçarja Kylie Jenner duke qenë se vetë është shumë e dhënë pas këpucëve, të njëjtin fiksim duket se po ia përcjell edhe të bijës. Edhe pse është vetëm 6 muajshe, Stormi ka ndoshta më shumë këpucë se ne. Mami Kylie i ka blerë deri tani 300 palë këpucë.

Pra imagjinoni, një fëmijë 6 muajsh me 300 palë këpucë, me vlerë 17 mijë paund. Disa këpucë janë të personalizuara për të voglën Stormi dhe sigurisht që ato janë të gjitha firma luksoze.