Jennifer Lopez para disa ditësh publikoi në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj që ishte duke kënduar pranë mamasë dhe gjithashtu duke marrë disa leksione mësimi rreth muzikës. JLo duket se e mbështet vogëlushen e saj në hapat e parë që ajo po hedh. Videoja e publikuar nga JLo pati shumë reagime nga ndjekësit e 49-vjeçares të cilët pohonin se vajza e kishte trashëguar talentin e saj.
Por përveç fansave, ka qenë dhe Marc Anthony babai i Emme, i cili nuk ka hezituar për ta publikuar videon e vajzës së bashku me ish-bashkëshorten e tij.
Ai ka shkruar përkrah videos;- “E adhuroj. Emme ti je jeta ime”. Ashtu si në videon e publikuar nga JLo edhe Anthony ka marrë komente për talentin e vajzës.
Marc dhe Jennifer i kanë dhanë fund martesës së tyre shumë vite më parë dhe pse tashmë Lopez është e fejuar, ata ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.
View this post on Instagram