Edhe pse super e pasur, Emina Çunmulaj reagon njësoj si ne kundrejt çmimeve absurde!

Showbiz

emina garderobe
Emina Cunmulaj njihet si një nga modelet shqiptare më të suksesshme në Amerikë. Ajo është gjithashtu e martuar me biznesmenin Sam Nazarian pasuria e të cilit është goxha e madhe. Pavarësisht këtij fakti edhe njëherë tjetër bukuroshja me origjinë shqiptare na vërtetoi se luksi nuk ka ndikim tek ajo në atë formë që shumë mund të mendojnë. Disa orë më parë ish-modelja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të një çante që kap vlera marramendëse.

45383160 275685776414810 7855260601860227072 n 1 225x400

“Më fal, çfarë?! 62.000 dollarë! Jam pro luksit dhe brendeve të luksit, por nuk jam pro budallallëkut dhe kjo këtu është budallallëk i hapur”,-shkruan ajo krahas postimit.Siç duket shpenzime që nuk e justifikojnë vlerën e tyre, për Eminën janë të pavlera, pavarësisht se për të pagesa nuk përbën një problem.