Merve Bolungur ishte shkëputur për pak kohë nga sheshxhirimi megjithatë duket se aktorja po përgatitet për një rikthim i cili do të jetë surprizues për të gjithë. “Jam duke punuar fort për një projekt me të cilin do të rikthehem në ekran, jam e sigurt se do të pëlqehet shumë”. – ka thënë Merve.
Gazetarët nuk kanë nguruar ta pyesin Merve edhe për jetën e saj personale. “A do të martoheshe sërisht?” – i kanë thënë ata.
“Po do të martohem. Madje, kam gati edhe fustanin, Amor Garibovic do të jetë dizenjuesi” – ka thënë aktorja.
Kujtojmë se Merve Bolugur u divorcua pas një martese 2 vjeçare me këngëtarin Murat Dalkilic.