Edhe pse shumë i suksesshëm, aktori turk ka një buxhet specifik ditor!

Showbiz

gecce
Cem Yilman dhe Defne Samyeli, janë fotografuar teksa kishin dalë për shoppin në një qendër tregtare në Stamboll. Të dy shumë të suksesshëm, me një karrierë që do e dëshironte çdokush, por nga ana tjetër me një “vendim” që nuk do e zbatonte dot çdokush. Edhe pse kur flasim për personazhet e njohur, gjëja e parë që na shkon në mendje janë shifrat e “frikshme” që ata fitojnë dhe shpenzojnë, mund të themi me bindje se ky nuk është rasti i Cem dhe Defne.

cem yilmaz d 074515UP

Të pyetur nga gazetarët sesa kishin shpenzuar në blerjet e tyre dhe në darkën që konsumuan, Cem është përgjigjur: “Nuk mund t’u them një shifër konkrete për mbrëmjen e sotshme, pasi është diçka që nuk dua ta ndaj. Por di t’iu them diçka, që ne kemi caktuar një buxhet ditor. Në asnjë mënyrë, nuk e tejkalojmë atë, pavarësisht sesa fitime mund të kemi korrur në periudha të ndryshme.” Cem dhe Defne, kanë vazhduar kështu rrugën e tyre, të kapur përdore e duke treguar sërish se janë një nga çiftet më të qendrueshme turke.