Ata duket se janë çifti perfekt dhe pas shpalljes së fejesës çdo gjë po shkon më së miri. Megjithatë disa mendojnë se mund të ketë një element që i kthen pas në të shkuarën. Bëhet fjalë për tatuazhin me fytyrën e Selenës, që Justin ka në krahun e tij.Pavarësisht se flitet për ish-të dashurën e Justin, duket se Haileyn kjo gjë nuk e shqetëson aspak.
“Justin ka provuar ta fshijë tatuazhin duke vendosur disa hije sipër tij. Megjithatë Hailey nuk është aspak e mërzitur për këtë fakt. Ajo nuk është nga ato femra që shkaktojnë drama. Madje Justin i ka shpjeguar çdo gjë që ajo të mos ndihet keq. Ai i ka thënë se tatuazhi i përket të shkuarës dhe ajo është e vetmja që ka zgjedhur për të kaluar të ardhmen e tij”, – ka treguar një burim për ‘Hollywood Life’. Gjithashtu Justin i ka premtuar Haileyt që shumë shpejt do të bëjë një tatuazh edhe për të, si një kujtim të përhershëm për dashurinë e tyre.