Reperi i njohur është duke hasur probleme me shtëpinë diskografike, e cila e përfaqësonte deri para pak kohësh. Pas shkëputjes së kontratës nga ana e tij, kanë nisur seancat gjyqësore për dëshmpërblimin që producentët kërkojnë nga ai. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Mozzik të sjellë projekte të reja muzikore.
Së shpejti ai do të publikojë “Madam”, projektin më të ri muzikor, klipin e të cilit do e publikojë shumë shpejt. Vetë reperi e ka dhënë këtë lajm, nëpërmjet një postimi në Instastory. Duke parë foton e shkëputur nga klipi, besojmë se Mozzik do të vijë shumë ndryshe këtë herë për publikun.