Ariana Grande ka shkëlqyer mbrëmjen që lamë pas, në ndarjen e çmimeve ‘Billboard 2018’, por fjalimi i saj i preku të gjithë. Këngëtarja tërhoqi çmimin pas një paranteze që shpjegonte të gjitha arritjet e saj për të cilat meritoi titullin ‘Artistja Vitit’. Teksa fliste duke mbajtur çmimin në dorë, Ariana u shfaq e prekur dhe u shpreh:
“Është e çuditshme që ky vit është më i miri për karrierën time muzikore, por më i keqi në jetën personale. Këtë nuk po e them për të marrë simpatinë tuaj, por sepse e ndjej. Me siguri shumë nga ju më shohin në këtë skenë dhe thonë: ‘Uau ajo është artistja e vitit dhe duket që çdo gjë e ka në kontroll’. Në fakt as nuk ja kam idenë çfarë po bëj me jetën time personale. Nëse edhe dikush tjetër që më shikon tani e ndjen të njëjtën gjë dua t’i them që nuk është vetëm”. Duke marrë parasysh faktin që para pak muajsh u nda nga jeta ish-i dashuri i saj dhe pak javë më parë u nda nga i fejuari, gjërat vërtetë nuk po shkojnë mirë për të.