Emina Çunmulaj është tashmë një emër familjar për të gjithë shqiptarët. Ajo është larguar herët me familjes e saj në Amerikë, por u rikthyen sërish në Shqipëri pas disa vitesh. Emina gjithmonë tregon se është rritur në fshatrat e malësisë, por karriera si modele e bëri të emancipohet dhe zhvillohet më tej.
Kulminacioni i saj ishte martesa e bujshme me miliarderin Sam Nazarian. Diferenca e moshës ndërmjet tyre krijoi shumë polemika dhe njerëzit filluan ta etiketonin Eminën si materialiste. Ajo vendosi të injoronte çdo gjë që thuhej dhe të jetonte e qetë dhe e lumtur martesën e saj.
View this post on Instagram
Për të gjithë ata që e ndjekin në Instagram, e dinë shumë mirë se Emina ndan aty shumë çaste nga përditshmëria e saj. Ajo ka treguar se është shumë e thjeshtë në përditshmëri dhe bën maksimumin që fëmijët e saj të rriten në një ambient sa më të mirë. Ndonëse është gruaja e një milioneri, Emina duket se nuk preferon që të ketë ndihmëse në shtëpi, apo dikë tjetër që t’ia kryejë punët e shtëpisë, pasi e bën vet një gjë të tillë.
Ajo ka publikuar së fundmi një video nga përditshmëria, ku shfaqet teksa pastron shtëpinë e saj. Javë më parë, Çunmulaj ishte prezente në vendlindjen e saj në Malësi, ku nuk hezitoi të ndante me fansat imazhe edhe nga punët që kryente me familjarët e saj në bujqësi.
View this post on Instagram